Rikthehen maskat në Korçë, dy persona i grabisin makinën 35 vjeçarit

Rikthehen maskat në Korçë, dy persona i grabisin makinën 35 vjeçarit

Bartja johigjienike e mishit në dyqanin e ETC-së së Lipjanit (Video)

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë.

Dy persona të maskuar kanë grabitur një automjet brenda së cilit ndodhej një 35 vjeçar i shoqëruar nga një grua.

Informacion paraprak

Më datë 06.01.2018, jemi njoftuar se rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë, dy persona të maskuar kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi.

Dy shtetasit e mësipërm, ndodhen në Komisariat ku po japin edhe deklaratat lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

COMMENTS