Rita Ora së shpejti me këngë të re, kësaj radhe vjen në bashkëpunim (Video)

rtushe-e1505335464574-780x439

Këngëtarja Rita Ora këtë vit shënoi rikthimin në muzikë me single-in e saj të ri “Your Song”.

 

Kënga u pëlqye dhe u mirëprit mirë nga publiku, duke shënuar shifra të larta klikimesh në YouTube, dhe duke u bërë ndër këngët më të preferuara në top listat britanike.

Rita së shpejti do të sjellë edhe një këngë të re, që kësaj radhe vjen në bashkëpunim me artistin e ri Avicii.

Kënga do të jetë baladë dhe titullohet “Lonely together”.

Rita i ka prezantuar fansat me trailerin e klipit përmes një videoje të shkurtër në Instagram, duke i informuar se klipi i plotë do të publikohet të hënën tjetër.

Edhe në këtë klip, artistja kosovare do të shfaqet me shumë stil, teksa edhe interpreton bukur këngën e saj të re. /Telegrafi/

Të ngjashme

By