Rizani: E kemi detyrim t’a realizojmë amanetin e dëshmorëve

Rizani: E kemi detyrim t’a realizojmë amanetin e dëshmorëve

POLICIA SQARON DYSHIMET PËR KIDNAPIMIN E GAZETARES NË PRISHTINË

Në Kosovë sot është shënuar Dita e Veteranit, në përkujtim të dëshmorëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i degës së PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani përmes një shënimi në faqen e tij zyrtare, ka uruar luftëtarët veteranë të UÇK-së në ditën e tyre, njofton Ulpianapress.

Ai ka thënë se ashtu siç dje patët gatishmërinë dhe përkushtimin për çlirim, deri në sakrificë, sot kemi detyrim ta realizojmë amanetin e dëshmorëve.

‘’Ashtu siç dje patët gatishmërinë dhe përkushtimin për çlirim, deri në sakrificë, sot kemi detyrim ta realizojmë amanetin e dëshmorëve, duke punuar dhe duke ofruar perspektivë për të gjithë qytetarët.
Zotim i përjetshëm yni është për t’i nderuar ata me vepra, por edhe secilin veteran’’, ka shkruar Rizani./Ulpianapress/

COMMENTS