Rizani: Lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-së dhe kontributi i juaj na mbanë krenarë të gjithëve!

Rizani: Lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-së dhe kontributi i juaj na mbanë krenarë të gjithëve!

Kryetari i PDK-së së Lipjanit përkujton të rënët në Masakrën e Sllovisë

Kryetari i PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani, ka reaguar pas aktakuzave të konfirmuara nga Gjykata Speciale ndaj kreëve të UÇK-së, shkruan Ulpianapress.

Ai ka thënë se askush nuk mund të përdhos luftën e Kosovës për liri e pavarësi.

Rizani tutje ka shtuar se këshillat dhe sugjerimet tuaja për të punuar për vendin tonë, do të jenë motivi ynë kryesore që ne kolegët tuaj të punojmë pa rreshtur për të dëshmuar se vetëm me punë dhe angazhim arrihen të gjitha.

Postimi i plotë:

Lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-së dhe kontributi i juaj z. Hashim Thaçi e z. Kadri Veseli na mbanë krenarë të gjithëve!

Jemi të nderuar dhe besojmë shumë në pafajsinë e juaj sepse lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë!
Andaj angazhimi i juaj për ta paraqitur luftën e drejtë të UÇK-së do të jetë i pa shmangshëm.

Këshillat dhe sugjerimet tuaja për të punuar për vendin tonë, do të jenë motivi ynë kryesore që ne kolegët tuaj të punojmë pa rreshtur për të dëshmuar se vetëm me punë dhe angazhim arrihen të gjitha.

Unë po i citoj disa fjalë tuaja kryetar se ne duhet të angazhohemi shumë që të jemi sa më afër të gjithëve dhe ta duam njëri-tjetrin. Nga kryetari Veseli kisha edhe mesazhe që ne si struktura të PDK-së duhet ta paraqesim qartë vizionin tonë para qytetarëve.

Kisha nderin se me ju dy lider të bashkëpunoja si ish kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, dhe tani si kryetar i PDK-së në Lipjan.

COMMENTS