Rizani me fjalë emocionuese kujton vëllain e tij

Rizani me fjalë emocionuese kujton vëllain e tij

Kryesia vendos që shfuqizimi i Speciales të shkoj në Qeveri

Dje u mbushën 2 vite kur Behar Rizani u nda nga jeta, njofton Ulpianapress.

I vëllai, Hyzer Rizani, që sot mban postin e kryetarit të PDK-së së Lipjanit, ka ndarë një postimin në llogarinë e vet në “Facebook” me rastin e dy vjetorit të vdekjes së vëllait.

Rizani fotos ia ka lënë edhe një shkrim ku tha se puna, veprat dhe fjalët e tij do të mbesin gjithmonë udhë-rrëfim për të.

Shënimi i plotë i Rizanit:

Muaji janar gjithmonë po e shton të ftohtit tek ne. Arrijmë t’i ngrohim zemrat tona me kujtimet e mira për ty vëlla i dashur, duke kujtuar dashurinë e madhe që na le në mendje dhe zemrat tona. Koha po ecën e malli për ty po rritet çdo ditë e më shumë. Qenka shumë e vështirë të shkruash një kujtim për ty vëllau im Behar. Çdo fjalë që e shkruajë është dhimbje dhe lot. Sot u bën 2 vjet vëlla kur t’i ike nga kjo botë, si një shekull, pa buzëqeshjen, pa fjalët dhe ngrohtësinë tënde qe veç t’i dinte të na dhurosh, ishim me fat që të patëm, por të pikëlluar përgjithmonë që të humbëm. T’i nuk je fizikisht por je me neve në çdo frymarrje. Mungesa jote është zbrazëti që nuk harrohet kurrë, ndërsa kujtimet për ty janë pjesë e jetës sime. Gjithmonë do të krenohemi që të patëm. Puna, veprat dhe fjalët tua do të mbesin gjithmonë udhë-rrëfim për mua.
Faleminderit të gjithë familjarëve, shoqërisë dhe gjithë atyre që na vizituan sot e na lehtësuan këtë dhimbje!
Me dhimbje e plotë krenari të kujton Familja Rizani!

COMMENTS