Rizani uron Festën e Kurban Bajramit

Rizani uron Festën e Kurban Bajramit

Lipjanasja që u jep strehë qenve endacakë (Video)

Kryetari i PDK-së së Lipjanit, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit mysliman me rastin e festën se Kurban Bajramit.

Rizani ka thënë se ne këtë festë, e cila simbolizon sakrificën, solidaritetin uron që në çdo familje të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti.

Urimi i plotë i Rizanit:

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen festën e Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.

Në këtë ditë të shënuar për myslimanët, të përkujtojmë edhe sakrificën e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, familjeve të të burgosurve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për vendin tonë.

Meqenëse këtë festë e karakterizon edhe obligimi fetar Haxhi, uroj që të gjithë haxhilerëve Zoti t’ua pranojë Haxhin dhe t’i shpërblejë me të mirat.

Uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria e begatia, me sofër të mbushur me ushqim të bollshëm nga e cila do të mbeteni shumë të kënaqur.

Gëzuar Kurban Bajramin!!!!!!

COMMENTS