Rizani uron nxënësit dhe mësimdhënësit për gjysmëvjetorin e dytë

Rizani uron nxënësit dhe mësimdhënësit për gjysmëvjetorin e dytë

Drenicasi bën një shpikje të madhe që do të shpëtojë Kosovën nga ndotja e ajrit (VIDEO)

Me këtë rast, kryetari i PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani, uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë mësimor, duke u dëshiruar sukses gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor.

“Urim për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2019-2020!

Të dashur nxënës e prindër!
Të nderuar mësues e kolegë!

Dita e parë e shkollës në vitin e ri 2020 është një moment ngazëllues, emocional dhe mbi të gjitha me një rëndësi të madhe në këtë vit të ri, pasi i jep të gjithëve besim: mësuesve në punën e tyre plot sfida, prindërve në synimin për shërbim cilësor dhe nxënësve për arritje të shkëlqyera.

Dëshiroj t’ju drejtohem të gjithëve me një urim të përzemërt dhe me dëshirën, që të gjithë së bashku të punojmë për të patur një vit shkollor sa më produktiv e cilësor”./Ulpianapress/

COMMENTS