Roberti habit të gjithë: Kjo do ndodh nëse Nora bën duet me Tunën

Roberti habit të gjithë: Kjo do ndodh nëse Nora bën duet me Tunën

Lutfi Haziri kaq shumë e do bashkëshorten, puthje impozante në emision!

Tanimë është bërë zakon që Robert Berisha të pyetet për Nora Istrefin pas ndarjes së tyre, që shkaktoi bujë të madhe në rrjete sociale e në media.

Çdo lëvizje, e aktivitet i tyre përcillet me vëmendje të mëdha, e nganjëherë edhe deklaratat e habitshme që ata bëjnë. E tillë ishte edhe deklarata e fundit e bërë nga Roberti, gjatë një emisioni në të cilin ishte i ftuar.

Ai u pyet nëse Nora dhe Tuna duhej të bënnin një bashkëpunim. Sipas tij, Norës nuk i duhet ky bashkëpunim, për shkak se bëjnë të njëjtën rrymë muzikore.

”Nora mund të bëjë çfarë të dojë dhe ajo deri tani ka arritur suksese me punën e saj. Nëse do kishte arritur sukses me atë projekt, do më kishte ardhur shumë mirë. Por mendoj që ajo ka nevojë për bashkëpunim me një rrymë tjetër, me një mashkull ose femër, jo me Tunën. Nuk besoj se do dilnin mirë nëse do bashkëpunonin”, u shpreh Roberti.

”As me motrën e vet nuk ndezi aq shumë sa e pritën njerëzit”, shtoi Roberti

COMMENTS