Ronaldo e godet Messin

Ronaldo e godet Messin

Francë e natyralizuar, vetëm shtatë futbollistë francez morën pjesë në Rusi

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka dhënë mendimin se kush mund të jenë pesë futbollistët që mund ta ndalin atë në garë për fitimin e Topit të Artë këtë vit, duke e lënë Lionel Messin jashtë kësaj gare për habi.

Tani që luajnë në liga të ndryshme, Ronaldo dhe Messi do të përballen për herë të parë në dhjetor, në ceremoninë e ndarjes së çmimit më të rëndësishëm individual për futbollistë në Paris, Topit të Artë.
Ronaldo, megjithatë, insiston se nuk është i fiksuar pas Topit të Artë.

“E kam thënë shumë herë se fitimi i Topit të Artë për herë të gjashtë nuk është fiksim për mua”, tha Ronaldo për France Football.

“Unë tashmë e di, në zemrën time, se jam ndër futbollistët më të mirë në histori. Natyrisht se dua ta fitoj për herë të gjashtë. Do të gënjeja po ta thosha të kundërtën. Për këtë edhe punoj. Siç punoj edhe për të shënuar gola dhe për të fituar ndeshje pa u fiksuar. Mendoj se e meritoj [Topin e Artë]”, shtoi ai.

Por, Ronaldo beson se Lionel Messi nuk do të jetë në podium këtë herë.

“Të njëjtit si gjithmonë, edhe pse nuk e di nëse Messi do të jetë në podium këtë herë”, shtoi ai.

“Të themi, Salah, Modric, Griezmann, Varane dhe Mbappe – francezët në përgjithësi sepse janë kampionë bote”, shtoi ai.Express/

COMMENTS