Rrahje masive në Londër, 70 të rinj filmohen duke u grushtuar e shqelmuar (Video, +18)

Rrahje masive në Londër, 70 të rinj filmohen duke u grushtuar e shqelmuar (Video, +18)

Videoja e NASA-s tregon të gjithë asteroidët pranë Tokës

Një rrahje masive që ka ndodhur në Londër ka shokuar qytetarët e Britanisë së Madhe, ku afro 70 të rinj nuk hezituan të grushtohen, shqelmohen dhe të përdorin mjete të forta ndaj njëri-tjetrit.

Policia metropolitane është detyruar të krijoj një “zonë të sigurtë” në Uxbridge në pjesën perëndimore të Londrës, për shkak të kaosit që u krijua rreth orës 5:30 të pasdites së hënë, transmeton Telegrafi.

Kjo nënkupton se çdokush që refuzon të largohet nga kjo zonë apo që kthehet, do të arrestohet. Kjo taktikë është përdorur për të “lokalizuar” dhunën që ka shpërthyer mes të rinjve në disa zona.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq të rinjtë që grushtoheshin, shqelmoheshin, derisa në prapavijë dëgjoheshim britma nga personat që mbetën të shokuar me atë çfarë panë.

Disa vajza të reja që gjendeshin në mes të turmës, nuk mund të ndaleshin duke bërtitur nga frika, ndërsa kalimtarët e rastit që mundoheshin t’i ndajnë të rinjtë e pësuan rëndë.

Sipas policisë metropolitane ende nuk është arrestuar askush për këtë rrahje masive, si dhe pranuan se nuk i dinë shkaqet që quan në këtë rrahje.

COMMENTS