Rritet importi i mishit nga Belgjika

Rritet importi i mishit nga Belgjika

VV nuk e përkahë më aktivistin që strehoi Kurtin në kohën kur ai ishte në arrati

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës thuhet se që nga janari i këtij viti e deri më tash sasia e mishit të importuar kap sasinë e 32 milionë e 905 mijë e 480 kilogramëve.

Në bazë të tabelës së ofruar me statistika nga ky institucion, vetëm gjatë këtyre muajve vlera e mishit të importuar ka arritur në 47 milionë e 202 mijë e 129 euro. Sasia e mishit të importuar nga Belgjika vetëm ka shënuar rritje, shkruan Gazeta “Zëri”.

Importi i mishit nga Belgjika, por edhe nga shtetet tjera të botës vazhdon të rritet nga dita në ditë, pavarësisht skandalit që ndodhi para pak muajsh kur një sasi e konsiderueshme e mishit të importuar nga Belgjika ishte me afat të skaduar.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës thuhet se që nga janari i këtij viti e deri më tash sasia e mishit të importuar kap sasinë e 32 milionë e 905 mijë e 480 kilogramëve. Në bazë të tabelës së ofruar me statistika nga ky institucion, vetëm gjatë këtyre muajve vlera e mishit të importuar ka arritur në 47 milionë e 202 mijë e 129 euro.

Prej këtij numri Dogana ka arkëtuar 3 milionë e 775 mijë e 201 euro, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), 8 milionë e 441 mijë e 628 euro, ndërsa taksat në total kanë arritur vlerën e 12 milionë e 216 mijë e 830 eurove. Madje sasia e mishit të importuar nga Belgjika vetëm ka shënuar rritje. /Telegrafi/

COMMENTS