Rukola, bima që pastron dhe pasuron organizmin

Rukola, bima që pastron dhe pasuron organizmin

Kur guxojnë bebet të pinë ujë?

Rukola është një bimë e cila ka veti të shumta ushqyese, në sajë të pranisë së kripërave minerale, mes tyre, magnezi, kalciumi, potasi, hekuri si dhe përmban vitaminat A, B dhe C.

Mes vetive kryesore të saj është ajo pastruese dhe antioksidante, duke ndihmuar në parandalimin e tumoreve.

Përmban shumë pak kalori dhe është shumë e mirë për qetësimin e nervave.

Konsumi i rukolës favorizon tretjen dhe mbron stomakun, duke shmangur krijimin e gazrave.Rukola është antitumorale, pasi beta karoteni që përmban, ndihmon në parandalimin e disa lloje tumoresh, si ai i vezoreve, prostatës, stomakut dhe zorrës së trashë.

Ndihmon gjithashtu në eliminimin e toksinave dhe lëngjeve të tepërta në trup. Lufton edhe aneminë, në sajë të vitaminës B.Në sajë të sasisë së bollshme të vitaminës C, ndihmon në forcimin e kockave dhe sistemit imunitar.

Rukola ndihmon gjithashtu edhe për qetësimin e nivelit mendor si dhe favorizon pushimin.

COMMENTS