Sa deputetë do t’i kenë partitë politike në Kuvend sipas rezultateve preliminare

Sa deputetë do t’i kenë partitë politike në Kuvend sipas rezultateve preliminare

Franca ka nevojë për 130 mijë punëtorë për restorante dhe hotele

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për 95% e të gjitha vendvotimeve në Kosovë.

Sipas raportimit të fundit të DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 25.37 % të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.68 %.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21.78 %, ndërsa koalicioni AAK-PSD 11.6 %.

Lista Serbe ka marrë 6.61%, ndërsa Nisma Socialdemokrate- Aleanca Kosova e Re- PD 5.06 %.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 30 deputetë në Kuvend ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë 29 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 26 deputetë, koalicioni AAK – PSD do t’i ketë 14 deputetë, ndërsa NISMA nëse e kalon pragun pritet t’i ketë 6 deputetë gjë që mund t’i shkoj në dëm partive të tjera duke ia zvogëluar numrin e deputetëve. /Lajmi.net/

COMMENTS