Sa shumë kritika, 22 gola dhe 11 asist nuk mjaftojnë…

Sa shumë kritika, 22 gola dhe 11 asist nuk mjaftojnë…

Reagim epik, shikoni gjestin e Maradonës kur po shkatërrohej Argjentina

Edhe pse mungon edhe një javë nga mbyllja e këtij sezoni në Ligue 1, është zbuluar formacioni më i mirë, i cili është dominuar nga kampionët e PSG.
Plot 7 lojtarë nga 11 janë zgjedhur pikërisht nga skuadra kampione, por të shumta kanë qenë kritikat.
Pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar të vendosja në sulm e Mbappe dhe jo e Florian Thauvin.
Komentues të shumtë kanë kritikuar zgjedhjen, duke thënë se sulmuesi i Marseille ka shënuar këtë sezon plotë 22 gola, ndërsa ka dhënë edhe 11 asiste, ndërsa Mbappe ka realizuar vetëm 13 gola dhe 7 asiste.
Ndërkohë, lojtari më i mirë i këtij sezoni në Ligue 1 është zgjedhur braziliani Neymar, i cili së fundmi është përfshirë në lajme të bujshme për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit.

COMMENTS