Sabit Pacolli infekton edhe fëmijët me politikë

Sabit-Pacolii1

Dega e AKR-së në Lipjan në krye me Sabit Pacollin ka nisur të infektojë politikisht edhe fëmijët, shkruan Ulpianapress.

 

Ulpianapress ka siguruar disa fotografi ku shihen disa fëmijë pjesëmarrës të një kursi të gjuhës angleze në ambientet e zyrës së AKR-së.

Mësohet se kursi i gjuhës angleze për fëmijë është ofruar pa pagesë, megjithatë, kursi do të kishte produktivitet maksimal nëse do të ofrohej dhe mbahej gjithnjë jashtë ambienteve dhe stemave politike.
Së kendejmi, duke e parë kursin e zhvilluar në zyrat politike të AKR-së, dyshohet për hile të madhe të kreut të AKR-së në këtë komunë Sabit Pacolli në raport me fëmijët pjesëmarrës. Madje, kësaj hileje i është bashkuar në foto edhe vetë presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Drejtuesit e AKR-së me këtë rast kanë zgjedhur heshtjen. Në pyetjet që ka dërguar redaksia e gazetës lidhur me këtë cështje ata kanë parapëlqyer të mos përgjigjen.

Mirëpo, përderisa Dega që drejtohet nga Sabit Pacolli, nuk ka dashur të flasë, nga ana tjetër sociologu Shemsi Reçica këtë veprim të AKR-së e sheh mjaft të dëmshëm për fëmijët.

Ish-nënkryetari i Lipjanit, Reçica, ka thënë për Ulpiana Press se shoqëria jonë si pasojë e papunësisë dhe varfërisë, si dhe e gjendjes së rëndë sociale përgjithësisht, është tërësisht e politizuar, por këtu sipas tij, nuk është fundi i tatpjetës së saj. Partitë tona politike, sipas tij të stërkequra, pa qenë në gjendje të krijojnë kushte mirëqenieje për qytetarët, ka kohë që e kanë humbur besimin e qytetarëve.

“Për të kthyer besimin e humbur të qytetarëve, ato kanë shkuar edhe më larg dhe, tani përvec politizimit, po mundohen të bëjnë edhe partizimin e shoqërisë sonë dhe, brenda qarkut të saj, edhe politizimin dhe partizimin e fëmijëve, si rasti i organizimit të mësimit të gjuhëve të huaja, në zyrat e AKR-së në Lipjan. “Aktivitetet“ e këtilla partiake janë shumëfish më të dëmshme sesa të dobishme, për vetë fëmijët dhe rininë tonë, në radhë të parë, dhe për shoqërinë në përgjithësi”, ka thënë ai.

Reçica ka këmëbngulur se kundër veprimit të AKR-së me fëmijët do të duhej të reagonte edhe MASHT-i.

“Kundër kësaj dukurie do të duhej të reagonin institucionet shtetërore, në radhë të parë MASHT-i, por, në mungesë të reagimit të tyre, kundër politizimit dhe, sidomos, kundër partizimit të fëmijëve dhe rinisë sonë, përmes „aktiviteteve“ partake, duhet ta ngrisin zërin mediat tona dhe shoqëria civile, por edhe intelektualët, qytetarët dhe prindërit e fëmijeve”, ka mbyllur ai. /Ulpianapress/

VIdeon ne kurs me femije e gjeni ne link

Të ngjashme

By