Sadri Shala, një kryetar i ardhshëm i Lipjanit!…

Sadri Shala, një kryetar i ardhshëm i Lipjanit!…

Kosova udhëheq në botë me përkrahjen ndaj Trumpit

Shoqëria jonë kosovare, por në rastin konkret komuna e Lipjanit më teper se kurrë ka nevojë për një kryetar të drejtë, për një njeri që nuk e pranon padrejtesinë.

Lipjanin duhet ta drejtojë një njeri që nuk e ka zgjedhur politikën art të vjedhjës e të mashtrimit. Por, e ka zgjedhur si mjet për të ndihmuar e plotesuar nevojat e qytetarëve.

Sadri Shala, Mr. i Shkencave të Sigurisë dhe Shef i Kontrollit në Postën e Kosovës është dhe do të duhej të ishte politikani që sot e ëndërron Lipjani.

Nëse PDK-ja don t’i rrisë gjasat që pas tri viteve ta kthejë qeverisjen në Lipjan, këtë mund ta bëjë vetëm me Sadri Shalën.Shala është njeri më adekuat konform frymës së re që po e propagon Kadri Veseli, njëkohësisht një mundësi e mirë që të mos perseriten përzgjedhjet e gabuara të kaditatëve ashtu siç ndodhi në të kaluarën, që rezultuan PDK-në, dikur partia bindshëm e para në komunë, të pësojë fiasko në dy palë zgjedhjet e fundit.

Kjo vlenë edhe për antarët e kryesisë së degës së PDK-së, asnjëri prej të cilëve nuk e ka as idenë më të vogël për rrugëdaljen nga kjo situatë në të cilën është katandisur PDK-ja e Lipjanit, ndërkohë që për habi secili nga ta ushqen ambicien për të qënë në krye të saj, gjë që ngjan me fabulen ezopiane, sikurse ajo e bretkoces që deshi të bëhet sa një ka.

Ka shumë arsye pse Shala do ta mposhte secilin kandidat të partive tjera në zgjedhjet e ardhshme për pozitën e kryetarit të Lipjanit.

Dhe, nëse kjo kandidaturë jetësohet, atëherë është detyrë morale dhe akt patriotik qe lipjanasit ta ndihmojnë Shalën të ngjitet në krye të Lipjanit.

Sadri Shala nuk duhet të përkrahet pë motive partiake, por për të mirën e qytetarëve, që Komuna të udhëhiqet nga një personalitet i kompletuar në të gjitha aspektet, dhe i respektuar nga të gjitha kategoritë. Një personalitet si Shala i duhet Lipjanit edhe më tepër, në këto momente kur Komuna e drejtuar nga Imri Ahmeti është kthyer në monarki, sepse edhe sjelljet e kryetarit aktual janë të një monarku.

Sot komuna e Lipjanit nuk është në shërbimin e qytetarëve, por qytetarët janë në shërbim të pushtetit. Ky model e dëmton qytetin e komunën. Me Shalën do të jetë krejt ndryshe. Ai do të jetë afër rinisë, afër kulturës, afër sportit. Por, do të jetë edhe afër pensionistëve, afër të papunëve dhe afër afaristëve.

Përfundimisht me kandidaturën eventuale të Sadri Shalës PDK mund ta kthejë shumë lehtë pushtetin në Lipjan. Dhe, këtu mund të fillonte një dekadë e re për Lipjanin./Shpresim Gashi

COMMENTS