Sadri Shala personaliteti më i preferuar në PDK-në e Lipjanit

Sadri Shala personaliteti më i preferuar në PDK-në e Lipjanit

Hajrullahu, “Në Janjevë do të organizojmë panairin për promovimin e prodhimeve bujqësore dhe artizanateve tona”

Sikur të kishte kandiduar, Sadri Shala që nga sot me shumë gjasë do të zgjedhej kryetar i PDK-së Lipjanit.

Në konkurrimin e tij për delegat në Kovenenten Qendrore, për Sadri Shalën votuan 114 delegatë, që i bie se kishte 13 vota më shumë se sa Hyzer Rizani kryetari i degës së PDK-së.

Shala me 163 vota është larg më i votuari edhe për Këshill Drejtues të PDK-së.

Sipas kësaj logjike, del se Sadri Shala është personi më i preferuar në PDK-në e Lipjanit.

Këtë bereqet që e korri sot Shala, është falë punës së tij dhe rrespektit që ai gëzon te strukturat dhe përkrahësit e PDK-së së Lipjanit, e që është garanci se me Sadri Shalën kandidat për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e ardhshme komunale, ky subjekt është në duart e sigurta drejt rikthimit në krye të qeverisjes me Lipjanin./Ulpianapress

COMMENTS