Scholes: Nëse Herrera s’di të pasojë s’duhet të jetë lojtar i Unitedit

Scholes: Nëse Herrera s’di të pasojë s’duhet të jetë lojtar i Unitedit

Cristiano te Juventusi? Mërziten punëtorët e FIAT-it

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ka vënë në pikëpyetje kualitetin e disa prej lojtarëve të Unitedit.

Ai ka thënë se lojtarët që nuk mund të bëjnë një pasim nuk duhet të jenë lojtarë të Unitedit, derisa përmendi në këtë rast Ander Herreran, transmeton Koha.net.

Unitedi mbrëmë barazoi 2-2 me Arsenalin në Old Trafford dhe të dy herët ishte në disavantazh.

“Duhet të vëni në pikëpyetje kualitetin e lojtarëve. Rio Ferdinand bëri atë pyetje kur tha, ‘A është në gjendje që Ander Herrera ta pasojë atë top te Pogba?’. Bëhet fjalë për një hapësirë 15-20 metra, po flasin ndoshta për një pasim rreth 30 metra – një pasim i thjeshtë – nëse ai nuk është mjaftueshëm i mirë që ta bëjë atë pasim atëherë ai s’duhet të jetë në këtë klub”, ka thënë Scholes për BT Sport.

COMMENTS