Së shpejti fillojnë xhirimet për dokumentarin kushtuar jetës dhe kontributit të legjendës së futbollit, Sami Kelmendi

Së shpejti fillojnë xhirimet për dokumentarin kushtuar jetës dhe kontributit të legjendës së futbollit, Sami Kelmendi

Rrëfimi i të mbijetuarit për Masakrën e Poklekut

Së shpejti fillojnë xhirimet për realizimin e dokumetarit të metrazhit të shkurtër për legjendën e futbollit lipjanas “Sami Kelmendi”.

Duke parë shikueshmërinë e madhe që mbartë portali ‘’Ulpianapress’, kemi vendosur realizimin e një projekti madhor, projekt i cili i’u shërben më së miri qytetarëve të komunës së Lipjanit por dhe tërë Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë. Është ky projekt, një dokumentar kushtuar jetës dhe kontributit të legjendes së futbollit Sami Kelmendi, emrin e të cilit e mbanë stadium i futbollit në Lipjan.

Seria e dokumentarëve do të vazhdojë edhe me personalitete tjera të njohura lipjanase, të cilat për brezat e tanishëm po bëhen të panjohur. Për të vendosur prap lart jetën dhe veprën e atyre personaliteteve, forma më e mirë e arritjes së informacionit tek qytetarët është shfaqja e dokumentarëve kushtuar jetës së atyre personaliteteve.

Ftojmë të gjitha bizneset të cilat deshirojnë të jenë pjesë e marketingut të lajmërohen në E-mailin [email protected] ose në nr kontakues të gazetës 044-617-517.

Ju mirëpresim!

COMMENTS