Së shpejti fillon renovimi i objekteve banesore në qytetin e Lipjanit

Së shpejti fillon renovimi i objekteve banesore në qytetin e Lipjanit

Turqit ia mësyjnë Kosovës, po strehohen në Lipjan

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshje bashkfinancimi me Marko Kosir përfaqësues i projektit SEEK-Subvencionet për Efiqiencë të Energjisë në Kosovë, për implementimin e projektit renovimi i objekteve shumë banesore në qytetin e Lipjanit – zbatimi i masave efiqiente.

Kryetari Imri Ahmeti gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka falenderuar përfaquesit e projektit SEEK, duke theksuar se ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Lipjanit sepse me implementimin e këtij projekti do ngritet standarti jetesor dhe do të zvoglohen shpenzimet e qytetarëve.

Ndërsa, Marko Kosir përfaqësues i projektit SEEK, tha që jemi të kënaqur që ky projekt po fillon të zbatohet së pari në Komunën e Lipjanit pasi që kjo komunë ka qenë shumë koperative dhe bashkëpunuese në përgaditjen e infrastrukturës për implementimin e këtij projekti prandaj edhe është zgjedhur si komuna e parë për ta implementuar këtë projekt.

COMMENTS