Seancat e Kuvendit, të ngarkuar me mbi 20 pika e ku kalojnë fare pak ligje

Seancat e Kuvendit, të ngarkuar me mbi 20 pika e ku kalojnë fare pak ligje

EXIT POLL-i: Rezultat i ngushtë në Rahovec

Hiq më pak se pesë interpelanca e katër debate parlamentare do të jenë në seancën e paraparë për të hënën e javës që vjen.

Kjo seancë e mbingarkuar do t’i ketë 25 pika të rendit të ditës, e pikërisht për këtë ka kritika nga ata që e mbikëqyrin punën e legjislativit, raporton KTV.

Artan Murati nga KDI-ja, thotë se në legjislaturën e gjashtë më shumë ka pasur përballje politike, sesa përfaqësim të interesave të qytetarëve.

Ndërkohë, për Muratin është e pritshme se edhe raporti i progresit do ta nxjerrë keq Kuvendin këtë vit.

Ndërsa, Valmir Ismaili nga “Demokracia Plus”, ka thënë se dëshira e madhe e opozitës që t’ia vështirësoje punën Qeverisë, ka bërë që në Kuvend më shumë të ketë interpelanca e debate, sesa ligje të miratuara.

Të hënën, kryeministri është i ftuar në katër interpelanca, ndërsa një ministri i Shëndetësisë.

Derisa në katër debatet parlamentare do të diskutohet për raportin e Komisionit Bulliqi, për skandalin e mishit dhe cilësinë ushqimit në Kosovë, për korrupsionin e krimin e organizuar dhe për sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë.

COMMENTS