Sefaja e pushtetarëve të Lipjanit, me ‘Kuletën e Komunës’’ ‘’gëlltisin’’ 34 mijë euro karburante

Sefaja e pushtetarëve të Lipjanit, me ‘Kuletën e Komunës’’ ‘’gëlltisin’’ 34 mijë euro karburante

Ja si duket kryetari Ahmeti me plis (Foto)

Pushteti i Imri Ahmetit në Lipjan, për 9 muaj të këtij viti ka “gëlltitur” mbi 34 mijë euro të buxhetit komunal për karburante. Dhe, trendi i shpenzimeve në këtë drejtim ka shënuar rritje të konsiderueshme në raport me një vit më parë.

Ditë më parë, ndërkaq, ka pasur kuvendar që e ka denoncuar me foto veturën zyrtare të Komunës, e cila po qëndronte e parkuar pas mesnate në një restorant në periferi të Lipjanit.

Në nëntëmujorin e vitit 2017 ishin shpenzuar 30,387.62 euro për karburante, ndërsa më 2018 periudha e njëjtë 34,921.18 euro apo 4,533.56 euro më shumë.

Këto janë shifra që i ka nxjerr në publik OJQ POLIS sot gjatë një tryeze.

‘’Trendi i shpenzimeve për karburante gjatë kësaj periudhe pothuajse vazhdon që të jetë konstant me muajt paraprak.Në këtë tremujor janë shpenzuar 16,582.57 euro.Prejt tyre 13,925.36 janë derivate për vetura, 2,363.10 janë shpenzime për ngrohje dhe 294.11 janë derivate për gjenerator’’, thuhet në raportin e OJQ POLIS./Ulpianapress/

COMMENTS