Selmanaj për Muhaxherin: S’pajtohem që LDK s’ka kandidat tjetër për kryeministër

Selmanaj për Muhaxherin: S’pajtohem që LDK s’ka kandidat tjetër për kryeministër

Nuk ka Coronavirus në Kosovë, rezultatet e pacientëve të dyshuar dalin negative

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i është përgjigjur kolegut të tij partiak, kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, rreth ambicieve të këtij të fundit për t’u bërë kryeministër.
Muhaxheri sot ka shfaqur ambiciet e tij për ta udhëhequr LDK’në në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka thënë se duhet të jetë kandidat i LDK’së për kryeministër, dhe se ai nuk sheh kandidaturë tjetër.

Por, Selmanaj ka thënë se nuk ndan mendimin me Muhaxherin rreth kandidatit të partisë për kryeministër.

Në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, Selmanaj ka thënë se s’pajtohet që s’ka kandidat tjetër veç Muhaxherit. /Express/

Pressing

Debat: Gjendja e Isa Mustafes, shperthejne ambiciet ne LDK.Mysafire ne Studio: Bardhyl Meta, Driton Selmanaj dhe Valon Syla.

Posted by T7 on 12.04.2018

COMMENTS