Selvije Halimi: Gruaja është themeli i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë

Selvije Halimi: Gruaja është themeli i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë

Skandal, Çerdhja e Lipjanit largon katërvjeçarin me nevoja të veçanta (Video)

U.D e PDK-së së Lipjanit, Selvije Halimi ka uruar të gjitha gratë dhe nënat kosovare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

”Më lejoni që me rastin e 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në emër të strukturave të degës të PDK-së, të uroj të gjitha gratë të Komunës së Lipjanit.

Kjo ditë na kujton përpjekjet nëpër kohë të grave aktiviste nëpër botë për të realizuar të drejtat e gruas në shoqëri. Na kujton sakrificën për barazi, si e drejtë njerëzore.

Gruaja është themeli i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë. Andaj, le të zotohemi të vazhdojmë betejën tonë për barazi reale midis dy gjinive, që do të ishte vendimtare për emancipimin e shoqërisë.

Inkurajoj gratë që të mos rreshtin përpjekjet për të arritur të drejtat e tyre legjitime sepse kështu kontribuojmë në ngritjen e vetëdijes shoqërore dhe ndalimin e padrejtësisë së përgjithëshme”, ka shkruar Halimi./Ulpianapress.

COMMENTS