Shemsi Reçica e sulmon ashpër Veton Surroin: “Ka furnizuar ndërkombëtarët me informacione anti-UÇK”

shemsi-recica

Sociologu dhe ish-veprimtari i çështjes kombëtare, Shemsi Reçica, e ka sulmuar ashpër publicistin Veton Surroi. Ka thënë se Surroi tashmë njihet në publik për antilibrat e tij anti-UÇK. Madje, Reçica, dyshon se Surroi ka furnizuar në vazhdimësi ndërkombëtarët me informacione anti-UÇK.
“Veton Surroi, tash e 18 vjet dhe në vazhdimësi, ka publikuar shkrime, madje edhe (anti)libra, me “fakte”, kundër UÇK-së dhe “krimeve” të saj (mund të merret me mend se me çfarë “fakte” të tjera kundër UÇK-së dhe “krimeve” të saj, i ka furnizuar ai ndërkombëtarët).
Në anën tjetër, ndërkaq, në (anti)librin e tij “Këmbët e gjarprit”, Surroi, gjithashtu me “fakte”, ka “argumentuar” se nuk ka pasur fare UÇK(!)”, ka shkruar Reçica. /Ulpianapress/

Të ngjashme

By