SHFMU ‘’Ismail Luma’’ fiton grant nga Banka Botërore

SHFMU ‘’Ismail Luma’’ fiton grant nga Banka Botërore

Pacientët në QKUK marrin edhe dyshekët me vete

Shkolla e Mesme e Ulët “Ismail Luma” nga Lipjani, ka fituar një grant të rëndësishëm të Bankës Botërore me vlerë prej 15.000$ në kuadër të projektit “Përmirësimi i sistemit të arsimit në Kosovë”.

Projekti i kësaj shkolle është shpallur më i miri nga të gjitha shkollat e Kosovës, transmeton Ulpianapress.
Mësohet se në garë për të fituar këtë projekt kanë qenë gjithsej 400 shkolla në nivel vendi.

Drejtori i kësaj shkolle është Driton Sadiku i cili ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e nivelit arsimor. Tashmë kjo shkollë, përpos rendit dhe disiplinës që mbretëon në te, gjithashtu po shquhet me rezultate të mira në shumë fusha, duke korrur suksese të njëpasnjëshme. /Ulpianapress/

COMMENTS