Shkelzen milioneri

Shkelzen milioneri

Plan ideor për reformimin e shëndetësisë në Lipjan

Shkelzen Hajdini, dikur ish-Drejtor për Buxhet dhe Financa del të jetë milioner.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Lipjanit, në Agjencinë kundër Korrupsion ka deklaruar pasuri të paluajtshme mbi 1 milion euro, transmeton Ulpianapress.

Hajdini ka deklaruar shtëpi me trull në vlerë prej 50 mijë eurosh, tokë bujqësore e blerë në vitin 1974 që tash kap vlerën 75 mijë euro, lokale afariste në vlerë prej 700 mijë eurove si dhe 6 banesa të cilat kapin vlerën e 270 mijë e 27 euro.

Në anën tjetër, ashtu edhe sikurse të gjithë të tjerët ai ka deklaruar edhe të hyrat vjetore. Këto të hyra kapin shumën prej 7 mijë e 470 eurove si Drejtor në Komunën e Lipjanit si dhe meditje 540 eurove nga OSBE.

Hajdini ka deklaruar edhe një veturë të tipit “Mercedes” me vlerë prej 7 mijë eurove e për të cilin thotë që përveq veturës e gjitha pasuria tjetër është e përbashkët.

Depozita në banka nuk ka paraqitur fare./Ulpianapress/

COMMENTS