Pasojat dhe masat pas pandemisë COVID 19 për ekonominë e Kosovës

Pasojat dhe masat pas pandemisë COVID 19 për ekonominë e Kosovës

Bojkot, Embargo totale apo taksë 10%, çka do të ishte më produktive për Kosovën

Shkruan: Selatin Retkoceri, mr.sce. i shkencave ekonomike

Efektet, pasojat dhe masat që Kosova pritet ti ketë e që duhet ti ndërmarrë para, gjatë dhe pas përfundimit të COVID-19, pritet të jenë të dukshme, të rënda, të rrezikshme e shumë dimenzionale. Borxhet e larta, shumat e mëdha financiare dhe kreditë që bizneset ua kanë bankave komerciale, do të ndikojnë shumë rënd në krizën ekonomike pas pandemike. Zgjatja eventuale në kohë e pandemisë, nëse ajo zgjatë për shembull deri në fund të qershorit/2020, atëherë bizneset dhe ekonomia e shtetit tonë do ta ketë një goditje me përmasa shkatërruese për shumicën e bizneseve të vendit tonë që karakterizohet nga një ekonomi e brisht, jo e qëndrueshme, pa profit, pa fonde rezervë apo emergjente të cilat do të përdoreshin për ta përballuar këte pandemi të paparë e të jashtëzakonshme.
Kosova po i afrohet periudhës dy mujore që kur kemi regjistruar rastin e parë pozitiv me COVID 19, askush në Kosovë dhe askund në botë nuk mund të tregoj me siguri të plotë se ku jemi, apo deri ku kemi arritur me luftën kundër pandemisë, cilat do të jenë pasojat, sa njerz do të preken, sa do të shërohen, sa do të vdesin, si trajtohet, kur do ta kemi vakcinën, cilat shtresa të popullsisë i rrezikon ma shumë, sa do të zgjas dhe cilat janë gjasat e pritëshmëritë për tu mposhtur apo kuruar ky virus i rrezikshëm.
Sëmundjet pandemike si ky lloj virusi, që pothuajse ka prekur mbarë shtetet e botës, ka shkaktuar vdekje të konsideruara, gjatë kësaj kohe me këte problem është ballafaquar edhe shteti ynë i cili mund të themi se ka punuar mirë krahasu me mundësitë dhe sistemin e brishtë shëndetësor që e kemi ndërtuar (apo më mirë me thënë e kemi rrënuar) për këto 20 vjet pas lufte. Problemet me të cilat po ballafaqohet shoqëria kosovare janë shumë, por ne do të numëronim vetëm disa prej tyre si:
– Mungesa e infrastrukturës adekuate për përballje me këte lloj virusi,
– Mungesa e përvojës me pandemi të tilla të cilat kanë sfiduar edhe sisteme shumë më të avncuara shëndetësore se sa ky i yni,
– Mungesa e barnave dhe vakcinës për trajtim të këtij lloji të ri të virusit,
– Mungesa e stafit mjeksor adekuat për luftim të këtij virusi,
– Numri shumë i kufizuar i infektologëve, mikrobiologëve, infermierëve dhe kuadrit tjetër të përgatitur për trajtim të këtij virusi,
– Kapacitetet e spitaleve të pamjaftueshme për të pranuar fluks të madh të të infektuarve,
– Buxheti për shëndetësinë e sidomos për pandemi të këtij niveli është shumë i pamjaftueshëm në krahasim me nevojat që kërkohen në raste të ngjajshme,
– Vonesa në identifikimin e rastit të parë me koronavirus dhe marrja e masave adekuate për të penguar përhapjen e virusit,
– Vonesa në mbylljen e kufive për të penguar importin e virusit nga mërgata jonë e madhe, që është në shtetet që tani më po përballeshin me pandeminë në përmasa shqetësuese,
– Numri i testeve për identifikim të virusit shumë i kufizuar,
– Reagimi i ngadalshëm për furnizim me teste, duke mos mundur të tejkalohen procedurat e prokurimit të cilat kërkojnë kohë derisa të aprovohen,
– Përhapja e shpejtë e pandemisë do të krijonte probleme zingjirore në funkcioniomin e sistemit shëndetsor, i cili është shumë i kufizuar edhe me numër të vogël të respiratorëve të cilët janë të domosdoshëm në raste urgjente, urojmë të mos kemi shumë raste që duhet të përdorin këte paisje që është e shtrenjët dhe me numër shumë të kufizuar në spitalet e vendit tonë,
– Kapcitetet e kufizuara të IKSHP-së por edhe të stafit të mikrobiologëve për të kryer analiza dhe teste sa ma shumë për të penguar përhapjen e virusit.
– Koordinimi ndërinstitucional apo përqarjet e mëdha institucionale në kohë pandemie, kanë ndikuar e penguar shumë në masat që do të duhej të merreshin për ta lehtësuar krizën ekonomike paspandemike,
Problemi më i madh për shtetet e sidomos për ato të varfura është situata që vjen pas kalimit të pandemisë. Kosova pritet të ballafaqohet me një krizë të rënd ekonomike. Përmasat e krizës paspandemike në nivel global pritet të jenë afërsisht apo ndoshta edhe ma të rënda se sa ato të krizës së madhe botërore të viteve 1929/33. Kriza pas pandemike do ti prekë thuajse të gjitha shtetet, duke filluar nga shtetet e zhvilluara, ato në zhvillim por kjo krizë do të përjetohet më së rëndi nga shtetet e varfura të cilat do ti godas pamëshirshëm, në ate pak ekonomi që kanë filluar ta ndërtojnë. Imunitet nga pandemia nuk do të kenë as shtetet e zhvilluara që ne i quajmë shtetet përendimore si SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Franca, Italia e shumë shtete tjera që përbëjnë boshtin zhvillimor të ekonomisë botërore.
Shtetet përendimore po përgatiten shumë seriozisht për tu ballafaquar me këte situatë që mund të themi se i ka zënë të papërgatitur, ka shtete e lider shtetesh që e kanë injoruar duke mos u marrë me pandeminë, dersia e kanë kuptuar se vërtetë kemi të bëjmë me diçka serioze që po merrë jetë njerzish e po përhapet shpejt në tërë rruzullin tokësor. Shtetet serioze të botës fillaun të merren seriozisht me virusin tek pas shpalljes si pandemi në shkallë botërore nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Te vendet e varfura siq janë Kosova e Shqipëria e thuajse te të gjitha shtetet ballkanike, kjo sëmundje e sidomos kriza pas pandemike mund të shkaktoj probleme serioze, të rënda, ekstreme, të dhimbëshme, të pariparueshme nga aspekti ekonomik e social, ka mundësi të vjen edhe deri te pamjaftueshmëria e ushqimit dhe artikujve themelor jetësor, tek disa kategori qytetarësh, të cilat edhe para pandemisë kanë pasur problem në sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjes për familjet e tyre të cilat deri dje jetonin në varfëri të skajshme.
Nëse marrim e analizojmë vendet si: Afrikën, Indinë, Indonezinë, shumë vende aziatike islame, pastaj të Amerikës Latine, këtu lirisht mund të fusim edhe Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat do të ballafaqohen me probleme të mëdha të mbijetesës ekonomike. Sipas shumë ekspertëve botëror të ekonomisë dhe financave thuhet se varësisht nga kohëzgjatja e pandemisë, kriza ekonomike do të jetë më e thellë. Nëse kjo pandemi zgjat ma shumë se dy vite, atëherë pritet një krizë dhe recesion ekonomik i paparë deri më tani në rruzullin tokësor. COVID 19, mund ta kthej botën prej 15 deri 20 vjet mbrapa, kjo i bie që Kosova të përjetoj edhe njëherë krizën e pasluftës të viteve 1998/99.
Pranvera e vitit 2020 do të mbahet në mend në Kosovë jo vetëm për shkakun e pandemisë por edhe për krizën politike që iu shkaktua vendit nga rënja me mocion e qeverisë të zgjedhur me 3 mars 2020. Problemet e Kosovës edhe në kushtet kur do të kishim parlament aktiv e qeveri të rregullt do të ishin shumë të mëdha në këte kohë pandemie, e lëre më tani kur jemi në vlugun e luftës me pandeminë. Tani kur kriza ekonomike veq ka fillu të ndihet ndjeshëm në të gjitha sektoret, shteti ynë gjegjësisht parlamenti ka luksin që ta lejë vendin me një qeveri në detyrë, me një parlament që mban vetëm mbledhje të jashtëzakonshme, pa pasur mundësi që të aprovoj ligje të cilat do të duhej të punoheshin nga qveria e cila në këto kushte nuk mund por edhe ska të drejt ligjore të propozoj as pako fiskale emergjente dhe asnjë ligj tjetër për të cilat ka nevojë imediate vendi. Ligjet na duhen që të përballemi me krizën ekonomike që pritet të jetë shumë e madhe, tronditëse, gjigante, rrënuese e katastrofale. Kosova ka një ekonomi të brisht, thuajse pa prodhim të brendshëm, ku buxheti prej 2.5 miliard euro, në shumë dërmuese thuajse 80% mbushet nga dogana (akciza, tvsh dhe tatami doganor), praktikë kjo e shteteve shumë të varfura të botës, meqë në Evropë thuajse nuk ka më shtete që kaq shumë janë të kushtëzuara, të varura e të lidhura nga të hyrat doganore.
Ekspertët botëror parashohin shifra të tmerrëshme të rënjes ekonomike dhe ate nëse kriza pandemike zgjat së paku 3 muaj, për çka veq jemi të sigurt se do të zgjas edhe ma tepër se kaq, me rrezik të përseritjes apo rikthimit të virusit në vjeshtën e këtij viti. Prodhimi i brendshëm botëror parashihet të zvoglohet për 18%, analistët dhe ekspertët paralajmrojnë se kriza me COVID 19, mund të zgjas së paku 6 muaj, me mundësi shumë të mëdha që ky virus të rikthehet në fundvit, kur edhe pritet vala tjetër e krizës që shumë ekonomi botërore do ti shkatërroj e falimentoj. Megjithate na mban shpresa se OBSH do të punoj shumë dhe do ja arrijë që ta prodhoj vakcinën e cila do ta mund këte virus i cili mëton të marrë shumë jetë njerzish. Rreziku i mos daljes së shpejt të vakcinës është se industria farmaceotike udhëheqet nga biznesmen miliarder dhe të njejtit nuk kanë apo nuk e shohin ndonjë fitim nga prodhimi eventual i antivirusit, e kështu do të vazhdojmë të mbetemi në mëshirën e kapitalistëve të cilët do të duan apo jo të investojnë në diçka që atyre ju sjell pak fitim.
Disa nga efektet negative të COVID-19, që kur e kemi virusin prezent në Kosovë janë:
• Dhjetra fabrika e ofiqina prodhimi të mbyllura,
• Dhjetra kompani ndërtimore të pasivizuara,
• Tregtia dhe prodhimtaria ndërtimore e mbyllur,
• Fermer e prodhues bujqësor të falimentuar,
• Rënje vertikale dhe shumë e madhe e BPV,
• Recession i paparë ekonomik,
• Mijëra punëtor kanë mbetur pa paga dhe pa punë,
• Ka pushuar aviacioni dhe transporti ajror i Kosovës,
• Nuk punon komunikacioni hekurudhor, transporti publik, urban, ndërurban, taksitë etj.
• Stoqet e prodhimeve të hershme bujqësore kanë mbetur nëpër depo e të pavjelura,
• Industria turistike, gastronomia, hoteleria, baret, restorantet, kafenetë, pastiqeritë e bujtinat janë para kollapsit dhe falimentimit,
• Shitoret e tekstilit, këpucve, parfumerisë, butiqet, artizanatet, argjentaritë e shumë veprimtari tjera kanë mbetur të mbyllura.
• Tregtia për shumë artikuj ka rënë shumë.
• Zvoglimi kërkesës për shumë produkte ka shënuar rënje të madhe,
• Rënja e fuqisë blerëse të popullsisë për shkakun e pushimit nga puna,
• Rënja e të ardhurave të qytetarëve,
• Mbyllja e shkollave para e pas univerzitare,
• Mbyllja e shumë veprimtarive tjera që ndikojnë në përkeqësimin e situatës ekonomike,
• Rënja e remitencave të cilat në Kosovë para COVID 19 ishin shumë të mëdha etj.
Dëmet tjera që i shkaktohen vendit nga masat antivirus COVID-19
• Rënja e aktiviteteve ekonomike,
• Rënja e GDP-së minimum do të jetë për (-5%),
• Rënja e prodhimtarisë e cila edhe para pandemisë ishte shumë e limituar,
• Stagnim në shkallën e zhvillimit ekonomik të projektuar,
• Mungesë apo deficit në buxhetin e shtetit,
• Rritja e çmimeve të produkteve themelore jetësore,
• Deficiti buxhetor në fund të vitit fiskal,
• Humbja e vendeve të punës,
• Rënja e investimeve kapitale,
• Falimentimi i shumë bizneseve të vogla,
• Rritja e borgjit publik,
• Punëtorët që punojnë shumë e marrin pak humbin shumë në situata të tilla,
• Rritja e shkallës së papunësisë,
• Shuarja e bizneseve të mesme dhe të vogla,
• Rritja e rasteve sociale dhe e varfërisë,
• Rritja e pabarazisë sociale,
• Rënja e PBB-së,
• Mungesa e investimeve nga friga e rrezikimit të kapitalit,
• Ikja e investitorëve potencial,
• Rënja e të ardhurave për frymë të popullsisë apo si thuhet për capita,
• Rritja e pabarazisë diferencës ndërmjet shtresave,
• Recesioni i fortë ekonomik,
• Deficiti tregtar dhe i pagesave,
• Rritja e shkallës së varfërisë,
• Papunësia e të rinjëve,
• Dështimi për të përmbushur buxhetin e shtetit,
• Dështimi për të kthyer kreditë,
• Dështimi për të paguar tatimet,
• Dështimi për të paguar shërbimet komunale dhe tatimin në pronë,
• Shtimi i pasigurisë për të ardhmen,
• Rritja e borxheve të këqija
• Zbrapsja e investitorëve etj.
Shteti ynë ka propozuar një pako emergjente prej 170 milion euro, kjo pako është shumë e pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e krejt atyre që janë prekur nga masat që ka ndërmarrë qeveria për tu mbrojtur nga përhapja e koronavirusit. Një pako emergjente diku sa dyfishi i kësaj pakoje të propozuar nga qeveria, do ta zbuste sadopak krizën sociale e cila ka ardhur nga masat e qeverisë në luftë kundër përhapjes të COVID-19.
Masat ekonomike paspandemike në kohë të tilla kur kriza vjen shpejt, e papritur, e paplanifikuar, e jashtëzakonshme, qeveritë e shteteve kanë rol të rëndësishëm për parandalim por edhe për përballje me pandemi të tilla të cilat kanë efektin domino në ekonomi.
Për efektet globale të ndikimit të COVID 19, nuk kemi motiv por as kompetencë që të shkruajmë, përveq asaj që mund të themi se ekonomia dhe tregu finnaciar botëror do të përballet me një krizë të rënd ekonomike, që për nga efektet ndoshta do të jetë më tronditëse se sa kriza ekonomike botërore e viteve 1929/33 të shekullit të kaluar.
Disa nga masat që do të duhej të ndërmerreshin gjatë dhe pas pandemisë do të ishin:
– Qeveria duhet të përgatitet për recesionin e madh, që tani më veq ka ndodhur,
– Shitja e akcioneve në tregjet financiare botërore është një shqetësim për Kosovën, duke pasur parasyshë se trusti i kursimeve penzionale thuajse 70% është i investuar në tregjet ndërkombëtare.
– Humbjet e kursimeve nga trusti do të jenë të pashmangëshme në këte situate të krizës ekonomike,
– Banka Qëndrore e Kosovës duhet të sigurohet për efektivitet të politikave monetare,
– Duhet të sigurohemi që qeveria dhe banka qëndrore do ta rrisin qarkullimin e keshit, duke bërë përpjekje që të ruajnë rënjen e aktiviteteve ekonomike,
– Banka qëndrore duhet të kujdeset që të ndikoj te bankat komerciale që të ulin normat e interesit.
– Qeveria duhet të kujdeset për qytetarët duke iu paguar atyre paga apo asistencë për ta vënë në qarkullim paranë.
– Qeveritë duhet të stimulojnë shpenzimet,
– Të merren masa konkrete për rritjen e konsumit,
– Të nxisin investimet dhe punësimin,
– Banka qëndrore duhet të kujdeset që ta ruaj likuiditetin e bankave komerciale,
– Duhet të punojmë me qytetarët që ta menaxhojnë frigën e tyre e cila nëse eskalon, shumë lehtë mund të vjen deri te vendimi i tërheqjes të depozitave të tyre nga bankat dhe kështu vjen deri te rreziku i sistemit financiar në vend.
– Qeveria duhet të ndaj fonde të veqanta për menaxhimin e pandemisë.
– Duhet të shtyhen afatet e pagesës së tatimeve,
– Duhet të shtyhen afatet e kthimit të kredive.
– Duhet të krijohen pako emergjente fiskale për punëtorët, të papunët, pensionistëve dhe të gjitha shtresave të rrezikuara sociale.
– Të sigurohen fonde rehabilituese apo stimuluese për rifillimin e bizneseve të mbyllura,
– Shteti duhet ta shtoj borgjin publik i cili për momentin është shumë i ulët,
– Shteti duhet të kërkoj hua apo donacione nga BB, FMN, EBRD etj.
– Të kërkohet ndihmë nga OBSH dhe mekanizmat tjerë shëndetësor për tu përballur me pandeminë,
– Emitimi i letrave me vlerë, bono thesarit pse jo edhe kredi të favorshme me norma të ulëta interesi dhe afat të gjatë të kthimit nga mekanizmat financiar ndërkombëtar.
– Stimulimi i kërkesës së qytetarëve duke financuar ata nga pakoja emergjente etj.

COMMENTS