Koha në të cilën zgjoheni natën tregon çfarë nuk funksionon me trupin

Koha në të cilën zgjoheni natën tregon çfarë nuk funksionon me trupin

Nëse zgjoheni në një kohë të caktuar çdo natë, është e mundur që disa nga organet tuaja të mos punojnë siç duhet. Mjekësia tradicionale kineze i ku

Kështu mund ta kuptoni nëse e dashura po bën seks me dikë tjetër

Nëse zgjoheni në një kohë të caktuar çdo natë, është e mundur që disa nga organet tuaja të mos punojnë siç duhet.

Mjekësia tradicionale kineze i kushton vëmendje të madhe rrjedhës së energjisë në trup.

Për 24 orë, energjia drejtohet në organe të ndryshme për të rigjeneruar dhe kryer punën e duhur.

Gjeni kohën e natës që ka më shumë gjasa të jeni të zgjuar dhe të zbuloni se çfarë do të thotë:

21:00 deri 23:00

Kjo është koha kur sistemi endokrin sillet në ekuilibër, i cili është përgjegjës për hormonet dhe metabolizmin. Nëse keni një problem me gjumin në këtë pjesë të natës mund të jenin nën stres.

23:00 deri në 1:00

Zgjimi në këtë kohë tregon se ju mundon diçka, mund të jetë kjo diçka që keni thënë, keni bërë, apo është dashur ta bëni dhe nuk e keni bërë.

Kjo është koha kur energjia jin shndërrohet në jang. Sipas besimit të lashtë kinez, jin simbolizon aspektin femëror (negativja, errësira, butësia, lagështia, nata dhe ana e mirë e gjërave), ndërsa mashkulli jang (pozitivizmi, fortësia, dita dhe aspektet dominuese).

Në këtë kohë është aktive qesja e lukthit, e cila ndërton yndyrën në trup dhe zgjimi në këtë kohë tregon se po konsumoni tepër yndyra jo të shëndetshme.

1:00 deri 3:00

Nëse zgjoheni më shpesh në këtë kohë, atëherë ndoshta jeni të zemëruar dhe të frustruar, ose plot energji negative, e cila reflektohet në gjumë. Ju duhet patjetër të relaksoheni, pasi në këtë mënyrë po shkatërroni proceset që ndodhin në trupin tuaj.

Kjo kohë e natës është shumë e rëndësishme për trupin, pasi mëlçia liron toksina, prodhon molekulat e nevojshme për tretje, kontribuon në krijimin e gjakut të ri etj. Nëse diçka nuk është në rregull me mëlçinë, ju do të zgjoheni gjatë kësaj kohe.

3:00 deri 5:00

Trishtimi dhe dhimbja janë arsye të mundshme për zgjimin në këtë kohë, nëse merret parasysh aspekti shpirtëror i jetës. Për arsye fizike, është e mundur që të keni të ftohtë gjatë fjetjes dhe proceset në trupin tuaj nuk funksionojnë siç duhet. Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë mund të tregojë probleme me mushkëritë dhe oksigjenimin e pamjaftueshëm të trupit.

5:00 deri në 7:00

Në këtë kohë është aktive zorra e trashë dhe toksinat që janë filtruar dhe dekompozuar brenda natës ngadalë dalin nga trupi. Zgjimi në këtë kohë mund të thotë se hani shumë vonë ose keni zakon të hani ushqime jo të shëndetshme, të mbushura me substanca të dëmshme.

COMMENTS