Hayek thotë se Weinstein e ngacmoi për vite me radhë

Hayek thotë se Weinstein e ngacmoi për vite me radhë

Aktorja Salma Hayek ka thënë se për vite me radhë është ngacmuar seksualisht nga Harvey Weinstein. Në një vështrim të publikuar në “The New York Ti

Nëna e Eliza Dushkut flet për abuzimin e vajzës: Isha e pafuqishme të reagoja

Aktorja Salma Hayek ka thënë se për vite me radhë është ngacmuar seksualisht nga Harvey Weinstein.

Në një vështrim të publikuar në “The New York Times”, Hayek ka shkruar se për gati një dekadë Weinstein ka tentuar të përfitojë seksualisht nga aktorja, e cila vazhdimisht e kishte refuzuar, por producenti famëkeq kishte gjetur një mënyrë për të përfituar nga ajo.

Pas disa përpjekjeve Hayek kishte fituar rolin jetësor për të luajtur në filmin Frida dhe Weinstein i kishte thënë se nuk të publikonte filmin derisa ajo nuk do të luante një skenë seksi me një aktore tjetër.

Partnere e Hayekut në këtë skenë do të ishte viktima e Weinsteinit, Ashley Judd.

Hayek në këtë op-ed ka shkruar se producenti madje e kishte kërcënuar me vrasje.

“Në sytë e tij nuk isha artiste. Nuk isha as person. Nuk isha asgjë, përveç trup”, ka shkruar aktorja Hayek, e cila është në mesin e shumë yjeve që kanë ngritur zërin kundër producentit i cili është akuzuar për abuzim seksual të aktoreve.

© KOHA

COMMENTS