Shqipëria-Kosova ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Shqipëria-Kosova ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Fluturimi i Valon Sylës në kazan !…

E ardhmja e shqiptarëve nuk guxon të zhvendoset në lindje. Ajo gjithnjë ka qenë e duhet të mbetet në Perëndim dhe me Perëndimin

Shkruan: Ismet Hajrullahu

Serbia është natyrshëm jashtë BE-së, për vetë faktin që ajo është zonë e pranuar edhe nga vetë serbët, si zonë e interesit rus. Deri këtu në rregull. Po Shqipëria dhe Kosova , përse do të ngelëshin jashtë BE-së, kur historikisht Shqipëria është parë nga Evropa si një digë për të përballur ekspansionin ruso- turk në Evropë?

Ateherë, lind pytja , cila është arsyeja që BE-ja, nuk ka interes për Shqipërinë dhe shqiptarët të jenë pjesë e saj? Kjo është një pytje që ngërthen brenda saj shumë pikëpyetje! Por në këtë rast dua të ngreh vetëm një paralele dhe të perqendrohem në një fakt të vetëm e shumë domëthënes: Kushtetua.

Jo çdo veprim i politikanëve është i nevojshëm të jetë i dukshëm ashtu që populli të arrijë të kuptoj se ku është qëllimi dhe caku final. Gjithësesi, pavaresisht qëllimeve të politikanëve, e sidomos kur ato nuk janë në interesin më të mirë të popullit, qytetarët kanë në dispozicion Kushtetutën e vendit, përmes së cilës duhet t’iu kujtojnë se ku qëndrojnë limitet, përtej të cilave nuk mund të kalojë askush, e sidomos pa vullnetin e shprehur të sovranit.

Nëse juristët Kushtetutën do e quanin si aktin më të lartë të një shteti, disa nga ne e kemi më të lehtë ta përkufizojmë si kornizën e vlerave themelore, të cilën përfaqësuesit e popullit kanë vendosur ta jetësojnë duke kërkuar respektim të saj, në kuadër të të gjitha degëve të pushtetit. E kur jemi tek vlerat, si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, janë dy shtete të cilat shquhen për bashkjetesën e besimeve të ndryshme fetare. Por pavarësisht kësaj, Kushtetutat e këtyre vendeve, në dispozitat e tyre themelore kanë përcaktuar që janë shtete laike dhe neutrale në çështje të besimeve fetare. Duke qenë de juro e tillë, situata faktike duket të jetë pak më ndryshe. Kur jemi te laiciteti, ndoshta në mendim të parë mendohet të jetë çështje formale e që nuk kërkon shumë debat, mirëpo në një shikim të dytë e të tretë, del të jetë jetike dhe përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës, e sidomos nëse flasim për të ardhmen e tyre Evropiane.

Në anen tjetër, rezultatet e studimit të “European Stability Initiative” (një think tank evropian), tregojnë se për sa i përket antarësimit në BE, Shqipërinë dhe Kosovën, bashkë me gjithë Ballkanin perendimor, mund t’i presë fati i Turqisë.

Sa për të rikujtuar, Turqia pati aplikuar që në vitin 1987, për tu antarësuar në BE. Por janë bërë mbi tre dekada e ajo mbetet ende jashtë! Për më shumë, që nga zhvillimet e viteve të fundit të regjimit autoritar të instaluar në Turqi, çështja e antarësimit të saj në BE, as nuk është më pjesë e agjendës së Parlamentit Evropian. Por regjimi autoritar nuk është e vetmja arsye e rezitencës së Evropës ndaj Turqisë. Mos të harrojmë se edhe Turqia është percaktuar si shtet laik (në letër), ndërkohë që veprimet dhe qëllimet, shpërfaqin një tendencë apo vullnet të politikës turke, të shnëdrrimit të shtetit Turk në një shtet islamik. Sa për ilustrim, rikthimi i dënimit me vdekje si çështje në kuadër të diskursit të brendshëm politik, sinjalizon pikërisht për përfshirje të koncepteve islame dhe shmangie flagrante të respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Por e gjithë kjo nuk erdhi brenda nje ditë!

Gjithësesi, nisur nga interesat, fillimisht gjeopolitike e me pas edhe ato politike, mospranimi i Turqisë “islamike” në BE, është kompensuar duke i dhënë asaj ndikim ekonomik dhe politik në Ballkanin Perendimor, e sidomos një ndikim absolut në Shqipëri e Kosovë. Turqia tashmë ka privatizuar, ka marrë në koncesion apo ndërtuar sektorët kryesorë infrastrukturore të Kosovës: rrjetin shpërndarës të energjisë (KEDS), transportin ajror (Aeroportin…) dhe ka ndërtuar autoudhët e Kosovës dhe të Shqiperisë si dhe veprimi i fundit i Ministrit të Jashtëm të Shqiperisë, duke i quajtur shtetasit turq “vëllezër”, janë indikacione të mjaftueshme për të kuptuar se sa të perhumbur e të dominuar nga Turqia jemi.

Të gjitha këto nuk kalojnë pa u vënë re! Se perëndimi i sheh Kosovën dhe Shqipërinë si vende turkofile dhe de-fakto islamike, flet edhe një fakt tjeter, i cili më pak vemendje do duhej të ishte mjaft i dukshëm dhe shqetëues.

Çdo vit, në festat e fesë islame, shumë personalitete evropiane, në kundershtim me kushtetutatat tona, nuk harrojnë që të na urojnë nëpermjet urimeve që i adresohën personaliteteve të larta institucionale dhe politike të të dyja shteteve shqiptare. Si shtete laike dhe me popullsi me besime të ndryshme të cilat bashkëjetojnë në një harmoni të jashtezakonshme, kjo shpërfaq edhe njëhere vlerat e një qytetrimi të lashte të shqiptarëve. Po krerët institucionale, si andej dhe këtej kufirit, a janë të vëtëdijshëm për mesazhin sublim të këtyre urimeve? Unë them që jo!

Përderisa përsonalitet e larta politike të Kosoves dhe Shqipërisë, në kundershtim me kushtetutat tona, pranojnë urime të tilla, fillimisht ata japin sinjalin që shtetet tona janë islamike, fyejnë qytetarët shqiptarë të cilët i përkasin religjioneve të tjera duke i vendosur ata indirekt në margjinat e shoqerisë. si dhe duke stimuluar urrejtjen ndërfetare, shkelin në mënyrë flagrante vlerat themelore të percaktuara me aktin më të lartë juridik të dy shteteve, si dhe janë në kundërshtim me vullnetin e plotë të qytetarëve.

Ngjajshëm, e që po prap bazohet në të njejten logjikë, antaresimet në organizata me bazë fetare, siç ishte antarësimi i Shqipërisë në Koferencen Islamike (Organizata Islamike për Bashkepunim), vetem sa e perforcon qëllimin e heshtur të kesaj klase politike, i cili është ta identifikojë Shqiperinë, e si rrjedhojë të gjithë popullin shqiptar, përpara BE-së dhe botës, si shtet e popull islamik.

Kur dihet botërisht. se populli shqiptar në krye me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun mbrojtën si qyteterimin shqiptar, ashtu edhe atë evropian, nga ndikimi dhe pushtimi Osman, e nëse përsonalitetet tona politike, kanë ndarë mendjen të tëntojnë të tjetersojnë percaktimin e popullit tonë ndër shekuj, atëherë do duhet ta mbajnë te vetmuar gjithë peshen e fajit dhe natyrisht do klasifikoheshin si degjenerues të aspiratave kombëtare të shqiptarëve !

Mirëpo, historinë nuk mund dhe nuk duhet të guxojnë ta tjetërsojnë individë, që për interesa të ngushta personale, ekonomike e politike, shpërfillin mundin, idealet dhe interesat e një kombi të tërë, i cili për shekuj me rradhë i ka ndërtuar e mbrojtur pa kushte. Prandaj, e ardhmja e shqiptarëve nuk guxon të zhvendoset në lindje. Ajo gjithnjë ka qenë e duhet të mbetet në Perëndim dhe me Perëndimin!

Ndërsa perëndimit i mbetët të korrigjojë gabimet e veta në raport me shqiptarët, duke zhbllokuar procesin e integrimit të Shqiperisë dhe Kosovës, si dhe duke permbyllur sagen shekullore të pushtimeve ushtarake, ekonomike e kulturore, të shqiptarëve.

COMMENTS