Shqiptari fiton 1 milion dollar në lotari

Shqiptari fiton 1 milion dollar në lotari

Ahmeti: Rinia është motivi i jonë, ata do të kenë hapësirë të mjaftueshme në jetën institucionale

Një 41 vjeçar nga Shqipëria ka fituar një milion dollar në “Michigan Lottery’s Powerball”.

Edmond Nicaj arriti të gjente numrat fitues të kësaj lotarie, duke i dhuruar vetes shumën e majme, njofton portali Opinion.

“Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese” është shprehur shqiptari.

“E pash biletën në mëngjes, dhe nuk pushoja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali im 6 vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”.

Ditën e premte Nicaj vizitoi ambientet e lotarisë, për të tërhequr çmimin e fituar. Bileta kushtonte vetëm 1 dollarë, dhe për kaq pak para, shqiptari arriti të bëhej milioner.

Me këto para, Nicaj ka planifikuar të paguaj faturat dhe të ndajë mënjanë disa për gjashtë fëmijët e tij.

COMMENTS