Shumë prej jush e keni, por a e dini se çfarë do të thotë emri “Samsung”

Shumë prej jush e keni, por a e dini se çfarë do të thotë emri “Samsung”

Pamje mahnitëse të incizuara me iPhone Xs, vërtetojnë që ka cilësinë më të lartë se çdo telefon tjetër

Samsung është kompania që krijon telefonat e mençur më të famshëm me platformë mobile Android në botë.

Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë “Samsung”? Pasi nuk e dimë gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit “Samsung” është i paqartë.

Nëse e përkthejmë fjalën “Samsung” në gjuhën shqipe do të thotë “tre yje”, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë “Samsung”, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell, transmeton “itshqip.com”.

Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri “tre” me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri “tre” është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pra, dëshira për t`u bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga “Samsung” brenda viteve të fundit. /itshqip.com/

COMMENTS