Si mund ta shpëtojë Argjentina Kupën e Botës?

Si mund ta shpëtojë Argjentina Kupën e Botës?

Zyrtare: Barcelona konfirmon ardhjen e parë të janarit

Argjentina e Lionel Messi kanë rrezikuar shumë me humbjen 3-0 nga Kroacia, tani më nuk është në dorën e tyre vazhdimi në rrethin tjetër në Kupën e Botës në Rusi.

Kroacia e ka mposhtur 3-0 Argjentinën në ndeshjen e dytë në Botërorin e Rusisë, ku Lionel Messi edhe njëherë nuk arriti ta ndihmojë skuadrën e tij, shkruan Insporti.

Me këtë fitore, Kroacia ka siguruar kaulifkimin në mesin e 16 më të mirave, kurse Argjentina duhet të presë dhe të mësojë rezultatin e ndeshjes Nigeria vs Islanda, që zhvillohet të premten nga ora 17:00.

Në rast të një fitore të Islandës, Argjentina duhet të shpresojë që të fitojë ndeshjen e fundit me 4 gola diferencë dhe që Kroacia ta mposhtë skuadrën që u mori një pikë në ndeshjen e parë, për t’u kualifikuar në rrethin tjetër.

Nëse ndahen barazim Nigeri Islandë, Argjentina sërish varet nga Kroacia, që duhet ta ndalë Islandën me një pikë, nëse ndodh e kundërta dhe fiton Nigeria, atëherë Argjentina e ka në duar të veta fatin nëse do të vazhdojnë apo do t’i thonë lamtumirë Botërorit që në fazën e grupeve.

COMMENTS