Skepticizëm se vizat mund të liberalizohen në qershor

Skepticizëm se vizat mund të liberalizohen në qershor

Në këtë ditë veteranët e UÇK-së i marrin pagat

Udhëheqësit politikë në Kosovë duhet të tregohen të përmbajtur kur përmendin datat për liberalizimin e vizave, thonë njohësit e integrimeve evropiane.

Sipas tyre, mundësia e liberalizimit të vizave për Kosovën ishte reale gjatë vitit 2018, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të hezitimit të disa prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Andaj, tani kur presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj zotohen se liberalizimi mund të ndodhë qysh në qershorin e këtij viti, ekspertët e integrimeve tërheqin vërejtjen se liderët mund të përsërisin gabimin e njëjtë që kishin bërë gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, kur kishin premtuar në vazhdimësi datën e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Drejtori i Institutit EPIK në Prishtinë, Demush Shasha tha për Radion Evropa e Lirë se premtimi i datave, nuk shkon me proceset e tilla, siç është ai i liberalizimit të vizave.

“Gjatë gjithë vitit të kaluar, prej presidentit e deri poshtë, secili zyrtarë publikë ka premtuar se gjatë vitit 2018 do të ndodhë liberalizimi i vizave. Prandaj, mesazhi i parë është se nuk duhet premtuar data sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për një arsye të thjeshtë, sepse nuk është nën kontrollin tonë. Vendimmarrja u takon 27 vendeve anëtare të BE-së dhe askush nuk mund të japë garanci se kjo do të ndodhë edhe kjo është arsyeja pse vetë shtetet e BE-së, veç e veç, por qoftë edhe Këshilli i BE-së si organ vendimmarrës, nuk është duke ofruar datë”, tha Shasha.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

COMMENTS