Stacioni Policor në Lipjan prezanton raportin për vitin 2019, mirënjohje Kryetarit Imri Ahmeti

Stacioni Policor në Lipjan prezanton raportin për vitin 2019, mirënjohje Kryetarit Imri Ahmeti

Gjimnazi “Ulpiana”, në Lipjan përfituese nga programi i USAID-it

Stacioni Policior në Lipjan sot ka prezantuar raportin vjetor të punës ku me këtë rast është vlerësuar situatë e qetë dhe stabile.

Komandanti i stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi tha se për Stacionin Policorë të Lipjanit, objektiv kryesore ka qenë , parandalimi i krimit, ngritja e zbulueshmërisë së veprave penale, ngritja e besueshmërisë dhe bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarë etj.

Kryesuesi Kuvendit Komunal, Daut Azemi ka përgëzuar Komandantin Bytyqi për rezultatet e arritura gjatë një viti si dhe për bashkëpunimin e treguar ndërmjet Stacionit Policor dhe Komunës së Lipjanit.

Me këtë rast, Stacioni Policor në Lipjan në kryje me Bashkim Bytyqin në shenjë falenderimi ka ndarë mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti për bashkëpunim të mirë.

COMMENTS