Stavileci ironizon me “jurishnikat”, thotë se LDK-ja mund të mbetet e dyta

Stavileci ironizon me “jurishnikat”, thotë se LDK-ja mund të mbetet e dyta

Ambasada Amerikane reagon pas largimit të prokurorit Blakaj

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se LDK-ja po e manipulojnë publikun, duke mos u përmendur votën partiake, me të cilën përfaqësohen në asambletë komunale, sepse rrezikojnë të dalin të dytët.

Ai ka thënë se PDK-ja sërish do të qeverisë me numrin më të madh të komunave në Kosovë.

“Këta jurishnikat e rinj të LDK-së po e manipulojnë publikun duke përmendur votat e kandidatëve për kryetarë si vota përfaqësuese dhe jo votat e partisë dhe të përfaqësimit të tyre në asambletë komunale – votën reale partiake. Sa të numërohen krejt votat, përfshirë edhe mbi 30 kuti në Prizren, nuk është e pa gjasë që të mbesin edhe të dytët krejt ose kjo diferencë të jetë edhe më simbolike. Për këtë edhe po e rrejnë publikun. PDK-ja prin bindshëm si e para në shtatë komuna në balotazh, kurse LDK-ja në katër komuna. Edhe nga kjo po shihet se PDK-ja sërish do të qeverisë me numrin më të madh të komunave në Kosovë. E nëse nuk ju mjaftojnë edhe këto fakte atëherë mblidhni votat e PAN-it dhe e shihni se kemi prekur 300 mijë vota. Kështu që, jurishnika mos u ngutni!”, ka shkruar Stavileci.

COMMENTS