Studimi/ Më shumë se dy fëmijë dëmton shëndetin e nënës

Studimi/ Më shumë se dy fëmijë dëmton shëndetin e nënës

Dieta antistres

Shumë prindër e pranojnë se fëmijët rrisin nivelin e stresit, por një studim i fundit thotë se më shumë se dy fëmijë dëmtojnë vërtetë shëndetin e nënës.

Sa më shumë fëmijë të ketë një femër, më i lartë është rreziku i sëmundjeve të zemrës. Ndërsa ato që kanë më shumë se pesë fëmijë, kanë një rrezik 40% më të lartë për një infarkt serioz në zemër në 30 vitet e ardhshme, krahasuar me ato që kanë një apo dy fëmijë.

Shtatzënia dhe procesi i lindjes e tendosin zemrën, teksa fëmijët bëhen stresues dhe i ndalojnë nënat të kujdesen për veten e tyre, vijon studimi i Kembrixhit.

“Ne e dimë që shtatzënia dhe procesi i lindjes tendosin zemrën në mënyrë të tmerrshme, dhe rritja e fëmijëve është stresuese gjithashtu. Ne nuk duam t’u shtojmë stresin njerëzve në jetën e përditshme por t’i vëmë në dijeni dhe çfarë të bëjën për këtë”, thotë drejtuesja e studimit Clare Oliver-Williams. Janë studiuar të dhënat e mbi 8 mijë femrave në SHBA të moshave 45 deri në 64 vjeç./tch

COMMENTS