Sulmohet me sopatë një grua në Ferizaj, dërgohet për tretman në QKUK

Sulmohet me sopatë një grua në Ferizaj, dërgohet për tretman në QKUK

Atifete Jahjaga me pamjen e re, bën ndërhyrje kirurgjike në fytyrën e saj (Foto)

Dy gra janë sulmuar dje në Ferizaj, njëra është rrahur nga bashkëshorti, tjetra është sulmuar me sopat.
Në fshatin Varosh të Ferizaj është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht, viktimën femër.

I dyshuari ka qenë në posedim të sopatës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia nuk ka treguar nëse rasti ka qenë dhunë në familje, por rasti është klasifikuar si “vrasje e rende në tenativë”.

Ndërkaq, po në Ferizaj, gjatë ditës së djeshme një burrë pas një mosmarrëveshje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

COMMENTS