Tasholli akuzon ministrin Matoshi për punësime të militantëve të tij në Shpellën e Gadimes

Tasholli akuzon ministrin Matoshi për punësime të militantëve të tij në Shpellën e Gadimes

Fluturimi i Valon Sylës në kazan !…

Kuvendari nga radhët e PDK-së së Lipjanit Argjend Tasholli ka reaguar ndaj Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi duke thënë se Ministri ka punësuar militantët e tij, që të udhëheqin me Shpellen.

“Mos u bëfsh me të qajt Stambolli!
E pash Ministrin Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, që e paska vizitua Shpellën e Gadimes, z. Matoshi a ishte më mirë militantet e tuaj që i keni sjellë që të udhëheqin me Shpellën nga vendet kodrinor – malorë të farefisit, është krejt normale që Shpella në Gadime të keq menaxhohet sepse ju jeni ata që i anashkaloni qytetarët e Gadimes”.

Tasholli tutje e ka ftuar ministrin Matoshi që t’ia bëjë një vizitë kodrës së gurthyesëve, që ta shikoi krimin që janë duke i’a bërë një vendi turstik siç është Gadimja.

“Për ti punësuar militantët tuaj dhe padyshim që atyre nuk ju intereson se çka ndodh me Shpellën e Gadimes, o ministër qysh të kruan dora jote s’të kruan e huaja. Po i ndërtofshi edhe tualetet! Namin bre paske me bë Po e rregullofshi edhe ndreqmini që para 3 viteve është investuar 30.000 euro.
Shpella duhet të ketë njerëz që kujdesën për të dhe jo kafshe që e shkatërrojnë atë. Ministër kishte me qenë mirë me vizitua edhe kodrën e Gurthyesve në Gadime me pa krimin që është duke ju bë një vendi turistik, siç është Gadimja.
Ju nuk jeni ata që drejtoni diçka, por ju jeni ata që tani në kohë zgjedhjeve mundoheni ti manipuloni qytetarët. Shpella ka nevojë për punëtor nga Gadimja, Shpella ka nevojë për njerëz që kujdesen për të, Shpella ka nevojë për një orar më të gjatë të punës, Shpella nuk ka nevojë për militantet e juaj”.

COMMENTS