Tasholli i uron suksese të gjithë të nominuarëve për delegatë

Tasholli i uron suksese të gjithë të nominuarëve për delegatë

Avdullah Hoti: Kosova vjet humbi 11 milionë euro, sivjet mund t’i humbë 14 të tjera

Nesër duke filluar nga ora 09:30 fillon procesi zgjedhor i degës së PDK-së së Lipjanit për të parin e kësaj partie.

Në garë për ta marr timonin e degës janë katër kandidatë, Fitim Selimi, Lulzim Rrustemi, Florent Hoxha dhe Hyzer Rizani, njofton Ulpianapress

Kuvendati Tasholli ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare, për ti uruar kryetarët dhe kryesitë e nëndegëve të kësaj partie.

Shënimi i plotë i Tashollit:

“Dekada e Re po jetësohet nesër me 31.03.2019, i falenderoj të gjithë për përkujdesjen e zgjedhjeve demokratike dhe të sinqerta.
Lipjani çdo herë është një shembull i mirë për të tjerët.
Uroj të gjithë kryetarët dhe Kryesit e nëndegeve, uroj të gjithë delegatët e nominuar që të marrin pjesë në Kuvendin e degës për të zgjedhur të parin e PDK-së dega në Lipjan.
Suksese për të gjithë ata që janë të nominuar për delegat në Qendër dhe për Kryesin e degës së Lipjanit, suksese Dekada e Re.
Me respekt, i juaji Argjend Tasholli”.

COMMENTS