Tasholli: Turp për Komunën e Lipjanit, rrugët krejt akull!

Tasholli: Turp për Komunën e Lipjanit, rrugët krejt akull!

Kuvendari Tasholli: PDK, parti model që ofron mundësi dhe hapësirë të rinjëve (Foto)

Asamblisti i PDK-së në Komunën e Lipjanit, Argjend Tasholli, ka kritikuar Komunën e Lipjanit për mos pastrimin e rrugëve.

Tasholli thotë se shumë lagje janë ende të pakalueshme nga akulli që Komuna ka për obligim të kujdeset përmes Kompanive të kontraktuara për përkujdesjen e rrugëve dhe tretoarëve në territorin e Lipjanit, transmeton Ulpianapress.

Tasholli tutje ka shkruar se sikur të kishte zgjedhje çdo vitë rrugët nuk do të ishin krejt akull sikurse janë tani.

“Jam tejet i shqetësuar si i zgjedhur i popullit.
Po bëhen 2 javë që ka rënë borë dhe s’iu kujtua askujtë të pastroj rrugët, çka është ka mendon ky pushtet në Komunën e Lipjanit?
A thua jemi në muajin “korrik” dhe i ka zë bora pa përgatitur?
Ndoshta, nuk e kanë dert për se si të kalojn qytetarët e shkretë sidomos ata që jetojnë nëpër fshatëra.
Apo këta të pushtetit jetojnë nëpër lagjet më të shtrenjëta në Kosovë, ndoshta ata i vizitojnë fshatrat vetëm në kohë fushate, a kanë turp?, Jo, s’kanë sepse për të pasurë pak turp duhet të ken edhe sado pak fytyrë. Shumë lagje janë ende të pakalueshme nga akulli që Komuna ka për obligim të kujdeset përmes Kompanive të kontraktuara për përkujdesjen e rrugëve dhe tretoarëve në territorin e Lipjanit, por sikur të kishim pasur zgjedhje çdo vitë rrugët nuk do të ishin kështu.
Qytetarët duhet të vedisohet dha të zgjedhin atë që kujdeset për ta.
Sinqerisht,
Asambleisti i PDK – së Argjend Tasholli”, ka shkruar Tasholli./Ulpianapress

COMMENTS