Të burgosurat në Lipjan fillojnë të prodhojnë maska kirurgjikale

Të burgosurat në Lipjan fillojnë të prodhojnë maska kirurgjikale

Pacolli dënon sulmin në Gjermani, tregon se ku mund të kërkojnë ndihmë kosovarët që mund të jenë prekur nga sulmi

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se këto maska kushtojnë vetëm 10 cent për copë dhe përmes tyre synohet ulja e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia “Covid -19” nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

“Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë”, thuhet në njoftim.

COMMENTS