Të miturit që u arratisën nga Burgu i Lipjanit do të vendosen në karantinë për 14 ditë

Të miturit që u arratisën nga Burgu i Lipjanit do të vendosen në karantinë për 14 ditë

Gjysma e shqiptarëve dëshirojnë të largohen nga vendi

Dy të miturit që u arratisën mbrëmë nga Burgu i Lipjanit janë arrestuar sot në Duhël të Suharekës. Pas kthimit në qendër, ata fillimisht do të iu nënshtrohen kontrollave mjekësore e pastaj do të vendosen në karantinë për 14 ditë, raporton Express.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Gashi ka thënë për Express se e gjithë kjo po bëhet për t’i mbrojtur nga koronavirusi.

“Sipas planit operativ “ Corona Virus” para pranimit, të njejtit iu nënshtrohen kontrollave mjekësore, pastaj karantinizohen 14 ditë, për të vazhduar vendosjen e rregullt”, ka thënë Gashi për Express.

Ndryshe, arrestimin e tyre e ka konfirmuar zyrtari për informim në Stacionin Policor në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Janë arrestuar dy të mitur të cilët gjendeshin në mbajtje të masës edukative në Shërbimin Korrektues në Lipjan. Të njëjtit për momentin gjendet të ndaluar në Stacionin Policor në Suharekë dhe po presim që të njëjtit ti marr Stacioni Policor i Lipjanit”, ka thënë Osmanollaj.

COMMENTS