Të shtunën ndeshja e fundit me Juventusin, Buffon: Po shqyrtoj oferta të reja

Të shtunën ndeshja e fundit me Juventusin, Buffon: Po shqyrtoj oferta të reja

Historike: Roger Federer i pari në ATP World Rankings me 36 vjeç

Teksa pritej që ky të ishte sezoni i fundit që do të shihnim Buffon të zbriste në fushën e blertë, gardiani 40-vjeçar ka deklaruar se ende nuk është bindur nëse do i jap fund futbollit të luajtur.
“Tre ditë më parë isha i sigurt që do t’i jepja fund karrierës time si futbollist, por tani po shoh se më kanë ardhur oferta shumë interesante nga klube si në Itali edhe jashtë saj. Javën e ardhshme do të vendos se çfarë do të bëj”, ka deklaruar Buffon në një konferencë për shtyp.
Një gjë është e sigurt, të shtunën zbret për herë të fundit me fanelën bardhezi, të cilën e ka veshur për herë të parë në vitin 2001.
“Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me bluzën e Juventus. Dua ta mbyll me dy fitore të rëndësishme, me shoqërinë e shokëve të mi dhe tifozëve. Nuk dëshiroja të largohesha si një lojtar me motorin e prishur. E nuk është kështu, jam krenar për këtë”, tha Buffon./tch

COMMENTS