Tehrani ndalon shëtitjen e qenve në publik

Tehrani ndalon shëtitjen e qenve në publik

Vë maskën për të mos e marrë vesh të afërmit që ka fituar lotarinë

Kryeqyteti i Iranit ka ndaluar shëtitjen e qenve në publik. Shefi i policisë së Tehranit, Hossein Rahimi tha se kanë leje që të marrin masa ndaj njerëzve që marrin qentë e tyre dhe shëtisin në hapësira publike si parqet.

Për agjencinë e lajmeve “Young Journalists Club”, ai tha se ndalimi është bërë pasi qentë krijojnë ankth dhe frikë tek njerëzit në rrugë.

Përveç kësaj, edhe prania e qenve në veturë gjatë udhëtimit është e ndaluar. Qentë konsiderohen si “jo të pastër” nga autoritetet islamike të Iranit. Ministria e Kulturës dhe Udhëzimi Islamik ka të drejtë të dënojë mediat nëse i bëjnë reklama kafshëve apo produkteve për to.

Ende nuk është përcaktuar se çfarë masash merren për njerëzit që shkelin këto rregulla në Tehran./oranews

COMMENTS