Tetë muaj burg me kusht  për  imamin e Xhamisë së Janjevës

Tetë muaj burg me kusht për imamin e Xhamisë së Janjevës

Theret me thikë një person në Lipjan

Tetë muaj burg me kusht iu shqiptuan imamit të Xhamisë së Janjevës, Shemsi Gajtani.

Ky hoxhë akuzohej se ka dhënë kuponë të rrejshëm pesë blerësve të kurbanëve për festën e Kurban Bajramit.

Gajtani nuk do ta mbajë dënimin me burg nëse i njëjti nuk kryn veper tjeter penale në periudhë kohore prej një viti.

Gajtani akuzohet sipas Prokurorisë për veprën penale keqpërdorim i besimit

Në emër të paushallit gjyqësore ai u obligua të paguaj shumën prej 100 euro.

Gajtani akuzohet se u ka dhënë kuponë të rrejshëm për blerjen e kurbanëve 5 personave me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Prokuroria pretendonte se Gajtani, në cilësi të personit zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka prezantuar rrejshëm kuponët e pagesave të cilët kishin paguar nga 100 euro për kurban, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Prokuroria pretendon se kuponë në vlerë të lartcekur u ka dorëzuar pesë personave, Avdullah Kongjelit, Lutfi Bikliqit, Haxhi Esat Bislimit, si dhe Naim e Mentor Bislimit.

Sipas aktakuzës, që të gjithë kuponët e lëshuar nga ai kanë pasur numrin e njëjtë serik (006432) dhe kanë qenë të lëshuar në fotokopje.

Aktakuza thotë se i akuzuari u ka lëshuar së paku edhe pesë personave të tjerë kuponë të njëjtë në emër të po atyre pagesave të cekura më lartë, por që meqenëse këta persona nuk i kanë ruajtur kuponët, atëherë Prokuroria nuk do ta ngarkojë për kuponët e tjerë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari është arsyetuar se deri te lëshimi i këtyre kuponëve ka ardhur pasi që nuk ka pasur kuponë të tjerë.

Kallxo.com

COMMENTS