Thaçi ia dorëzon flamurin e Kosovës alpinistëve që do të ‘pushtojnë’ Kilimanxharon

Thaçi ia dorëzon flamurin e Kosovës alpinistëve që do të ‘pushtojnë’ Kilimanxharon

KRIPORJA E ULQINIT – NJË HISTORI ME PASURI NATYRORE DHE KORRUPSION

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një grup të alpinistëve kosovarë të cilët synojnë të pushtojnë Majën e Kilimanxharos, në Tanzani të Afrikës, konkretisht “Uhuru Peak” (Majën e Lirisë), në një lartësi mbidetare prej 5895 metra.Ai i ka dorëzuar flamurin e Kosovës pesë alpinistëve, me rastin e nisjes së tyre për ta pushtuar Kilimanxharon.

“Pesë pjesëtarëve të Shoqatës së Bjeshkatarëve Alpinistë “Shkëmbi” ua dorëzova flamurin e Kosovës, me rastin e nisjes së tyre për ta pushtuar Kilimanxharon. Ky ekip i mrekullishëm i këtyre djelmoshave synon që më 17 shkurt, në ditën e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të arrijë në ‘Uhuru Peak’. Ju uroj rrugë të mbarë dhe suksese”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

COMMENTS