Tifozët me lot në sy në stadium në kujtim të Sala

Tifozët me lot në sy në stadium në kujtim të Sala

Sergio Ramos bën shqiponjën

Klubi francez, Nantes, i ka bërë një nderim të veçantë Emiliano Salas, i cili ende është i zhdukur. Ndeshja u ndal në minutën e 9-të mes Nantes dhe Saint-Etienne për ta nderuar argjentinasin, i cili mbante numrin 9 te klubi francez.

Argjentinasi u largua nga Nantes për të kaluar te Cardiff Citty për 17 milionë euro, mirëpo ende nuk dihet asgjë për fatin e tij që nga 21 janar pasi aeroplani i tij u zhduk, transmeton Gazeta Express.

Nantes nuk ka luajtur që prej zhdukjes së tij, dhe kanë vendosur që sonte ta nderojnë atë në mënyrë të veçantë.

Tifozët krijuan emrin e tij me kartolina, dhe këndonin emrin e tij. Të gjithë lojtarët e skuadrës veshën fanella me emrin e Salas mbrapa, dhe u mbajtë një minutë heshtje para se të fillonte ndeshja. /Gazeta Express/

COMMENTS