“TIGRAT” mesazh të fuqishëm para ndeshjes KF Ulpiana-Bashkimi GJ

“TIGRAT” mesazh të fuqishëm para ndeshjes KF Ulpiana-Bashkimi GJ

Turbullohen bursat, 161 miliarderë më pak në Kinë

Tifo-grupi lipjanas “TIGRAT” kanë kërkuar përkrahje të madhe për skuadrën e tyre të zemrës, KF Ulpiana për ndeshjen me Bashkimi GJ, shkruan Ulpianapress.

KF Ulpiana dhe Bashkimi GJ përballen të mërkuren (sot) pasdite, në kuadër të Ligës së Dytë. Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për djelmoshat e Enver Duriqit të cilët janë në “luftë” për ndonjë pozicion që siguron biletën për ngritjen në një rang më lart.

“TIGRAT” përmes një njoftimi ftojnë të gjithë futbolldashësit lipjanas që të mërkurën të jenë në ‘’Sami Kelmendi’’ në Lipjan në mbështetje te KF Ulpiana.

Ky është njoftimi i Ultras Tigrave:

‘’E Merkure ne Lipjan
Ora 14:00
Ulpiana – Bashkimi Gj
Jemi ne poziten e 6-te ,nje pozit e palakmueshme po ne futboll gjithcka eshte e mundur jemi 10 pik larg barazhit te Liges se Pare,ku kan mbetur edhe 13 ndeshje.Andaj tani kemi nevoj per perkrahje
ForcaLipjan.’’

COMMENTS